/ Undifined / SKANDALOZE: TEKST ANTISHQIPTAR DO T’JU LEXOHET SOT NXËNËSVE SERBË

SKANDALOZE: TEKST ANTISHQIPTAR DO T’JU LEXOHET SOT NXËNËSVE SERBË

Ministria e Arsimit e Serbisë i ka dërguar një letër të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, që orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë dhjetëvjetorit të trazirave të marsit 2004 në Kosovë, që e cilësojnë si “pogrom ndaj serbëve”. Kështu, nxënësve do t’ju lexohet teksti i përgatitur dhe do t’ju shfaqet një i ashtuquajtur dokumentar prej 15 minutave. Ideja është e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në krye me Aleksandar Vulinin, e cila në ueb-faqen e vet këtë iniciativë e ka quajtur: “Material për orë mësimi dedikuar pogromit”!
Në më shumë se 20 faqet e tekstit thuhet se “pogromi i marsit ndaj popullit serb, trashëgimisë kulturore dhe varreve, me intensitetin e vet ka tipare të etnocidit”.
Duke komentuar përmbajtjen e tekstit të lartpërmendur, Miljenko Dereta, drejtor i Iniciativës Qytetare dhe ish deputet në Kuvendin e Serbisë, thotë për Danas se kjo zyrë për Kosovën po përzihet në programin mësimor që është nën kompetencat e Ministrisë së Arsimit.
“Në librat e historisë, tërë periudha prej vitit 1988 e deri sot ka tri faqe, e ky dokument ka shumë më shumë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.
“Themi se kemi dokumentacion të mirë për të gjitha gjërat ku ne mendojmë se jemi viktimat, e nuk kemi asgjë për atë ku të tjerët ishin viktimat tona. Kjo është hipokrizi dhe nuk i kontribuon normalizimit të raporteve me Kosovën. Ndaj, frikohem se si do të jetë politika e qeverisë së re nëse aty ka njerëz si Aleksandar Vulini. Këta njerëz duan tensione dhe luftë”, vlerëson ai duke pyetur se cilat do të jenë reagimet nëse në shkollat e Preshevës lexohet ky tekst.
Historiania Dubravka Stojanovic mendon se teksti është në kontrast të fortë me politikat që çuan në Marrëveshjen e Brukselit.
“Ky tekst sjell skandaloz bën interpretimin mitoman të historisë, ku gjërat janë të pandryshueshme, konfliktet e përjetshme, marrëdhëniet bardhezi, ndërsa rolet e ndara përherë në viktima dhe dhunues… Këto ide dhe interpretimi i tillë i marrëdhënieve serbo-shqiptare, në të kaluarën kanë sjellë politikën e Milosevicit që përfundoi me bombardime”, thotë ajo.
Në disa shkolla kanë konfirmuar për Danas se kanë marrë direktivë të Ministrisë së Arsimit për të shënuar këtë “dhjetëvjetor të pogromit”, por nuk kanë komentuar nëse nxënësit po keqpërdoren për motive të politikës ditore.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post